Einxhel Shkira ka uruar sot me fjalë tepër speciale kunatën e saj, Aurorën, motrën e partnerit të saj Dj Dagz.
“Jo 100 vjeç po i uroj sa ti dojë zemra dhe sa të ketë fuqi të jetojë, rrofsh sa malet o Malo dhe ti realizohen absolutisht te gjitha ëndrrat dhe dëshirat e saj. Të jetë sa më e arrirë dhe e sukseshme ashtu si asaj i ka hije se është me të vërtetë një vajzë për tu admiruar dhe sigurisht shëndet dhe lumturi, janë më të rëndësishmet. Aurora të puth fort”, tha Einxhel.
Ajo ka folur shpesh për ditët jashtë shtëpisë së Big Brother VIP, marrëdhënien me DJ Dagz dhe familjen e tij.
Kujtojmë se Einxhel dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të pëlqyera të krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, marrëdhënia e të cilëve duket se po ecën mjaft mirë edhe pas përfundimit të formatit.
Ata kanë bërë dalje të shumta televizive dhe intervista në krah të njëri-tjetrit, duke na treguar më shumë për mënyrën se si po shkon lidhja e tyre.
Dyshja jetojnë bashkë herë në Tiranë dhe herë në Prishtinë, në varësi të angazhimeve dhe ende nuk e kanë vendosur se ku do jetojnë përfundimisht./Shqiperia ime.com.al