Moti i keq ka përfshirë thuajse të gjithë vendin, ku këto ditë të fundvitit po shoqërohen me reshje shiu.
Duke marrë shkas nga kjo situatë, mësohet se mbi 20 fshatra të Lezhës janë pa energji elektrike. Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se probleme me energjinë po bëjnë që prej 24 orësh. Aktualisht probleme me energjinë ka në njësitë Kallmet, Balldren dhe Kolsh.
Ndërkohë, burime nga OSHEE bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se aktualisht brigadat ndodhen në terren duke menaxhuar situatën