“Mos u kthe kur nuk të …..” Beatrix bën reagimin e fortë ,pas ndarjes nga Donaldi,

Së fundmi, një nga gjërat më të diskutuara në mediat rozë ka qenë marrëdhënia e Beatrix dhe Donald që duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, pak pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk ka folur lidhur me ndarjen, Beatrix ka lënë “një sinjal”, duke i bërë ‘like’ një postimi kundra bashkimit të dyshes, duke përmendur presionin dhe mungesën e respektit që i është bërë këngëtares sipas tyre.

POSTIMI
Mos u kthe Trix!

Kam lexuar diku që duhet t’i besosh njerëzve kur e tregojnë se kush janë. Ne të verbuar nga shpresa e iluzioni nuk e bëjmë. Mbysim veten në cirqe mendore justifikimesh, duke e bërë njeriun që kemi përballë të jetë ai që duam ne, e jo ai që është realisht.

Po lexoj presion mbi këtë vajzë që të kthehet.Si të kthehet Beatrix te një njeri që nuk e respektoi në asnjë moment, ndërsa dikë tjetër nuk harroi ta respektonte edhe në momente të vështira?Si të kthehet Beatrix pas gjithë urrejtjes që mori për shkak të tij. E më pas pas heshtjes dhe injorimit publik e mes miqsh?

Si të kthehet pas lumturisë së parashutave?Si të kthehet pas nënvlerësimit të ndienjave?

Si të kthehet te një njeri që nuk i kupton gabimet…

Si të kthehet te një njeri që ka të shenjtë çdo gjë veç saj…Si të kthehet në një rreth vicioz gabimesh e pendimi…Si të kthehet aty ku ka rëndësi vetëm ndienja e dikujt tjetër… Të qëndrojë gjithë jetën me zemer në dorë…

Mos u kthe Trix… Thonë që pranojmë dashurinë që mendojmë se meritojmë, e ti mos u kthe, se nuk e meriton këtë dashuri…E në të dashtë të do gabim…/asutimes.com

 

Author: admin