“Mos kërkoni Ajnshtajn në parti kur keni 1 tufë debilash”, Fatma replikon: Nga bankat tuaja dalin

Rezart Prifti dhe Fatma Haxhialiu kanë debatuar në emisionin “Bardh a Zi” në ABC dhe gjithçka nisi nga ajo që pedagogu tha. “Mos kërkoni Ajnshtajn në parti kur keni 1 tufë debilash në shoqëri. Merruni me veten, kaq e thjeshtë është”.

Fatma e kundërshtoi: “Po si do merret me veten një shoqëri debile, ti sapo e the. Është fatalitet. Nëse një shoqëri është debile dhe nuk arrin dot të vetë-ndërgjegjësohet dhe ta kuptojë që është debile, atëherë ne sapo e mbyllëm emisionin.

Futini një mendje të lehtë o njerëz, nuk bëhet ky vend. Nëse ti e ndjen veten të mençur dhe jo pjesë të shoqërisë debile, merr avionin e parë dhe shko shkëputu. Ne jemi pjesë e fajit, edhe ti je, je profesor dhe je pjesë e sistemit”.

Prifti në vazhdim tha se ai është pjesë e sistemit, por jo vetë sistemi. Mes të tjerash ai tha se e bën punën dhe mund ta kontrollojnë, por akuzoi se nga 10 veta dy e bëjnë punën.

Fatma ishte e drejtpërdrejtë në reagimin e saj: “Nga bankat e tua dalin këta debilët. Jo po kështu si puna jote thonë të gjithë, çfarë t’i bëj unë, çfarë t’i bëj unë”.

Më ka vjedhur zemrën e shpirtin”, Fatma Haxhialiu publikon foton: Ky çuni  më i injoron – Dosja AL

Fatma Haxhialiu | photos

NJË PARIZIENE E VËRTETË/ Fatma Haxhialiu i habiti të gjithë me FOTOT e  fundit – AlpeGossip

FOTO/Të lumtura pranë një farmacie, dy moderatoret e njohura shtatzënë në  të njëjtën kohë | Droni.al

Fatma Haxhialiu: Edhe femrat e showbizz dhunohen, përfshirë dhe mua | Story

 

Author: admin