Mos e beso po deshe, 9 infermieret e një spitali shtatzënë në të njëjtën kohë

Nëntë infermiere, të cilat punojnë në të njëjtin spital, kanë mbetur shtatzënë në të njëjtën kohe dhe pritet te lindin nga muaji prill deri në korrik. Fotoja e nëntë infermiereve është bërë virale në internet, pasi vetë spitali i Maine e ka publikuar një të tillë në Ilogarinë e tij zyrtare.

Njëra prej infermiereve, Amanda Spear deklaroi se është një eksperiencë e bukur, pasi infermieret shtatzëna kujdesen për njera-tjetrën.

Një infermiere tjetër, Samantha Giglio, tha se ishte një kohë kur të gjithë punonjësit prisnin se kush do të jepte lajmin për shtatzëni, pasi lajmet për pritje të ëmbël dukej sikur nuk kishin fund.

Infermieret kanë thënë se, së bashku edhe me fëmijët e tjerë që i kanë dhe me ata që pritet të vijnë në jetë, janë mjaftueshëm për të krijuar një ekip futbolli.

Author: admin