I intervistuar nga Radio Bianconera, ish-menaxheri i Juventusit, Luciano Moggi ka folur për kalimin e mundshëm të Paulo Dybala te Interi : “Perisiç shkoi te Tottenhami i Contes sepse pagat janë më të larta dhe ata paguajnë më shumë në Premier League. Interi bëri gjthshka për të mos ia dhënë Juventusit. Nuk bën sikur ne që i dërgojmë Dybalan. Ai bën pikërisht të kundërtën dhe mendoj se kjo është paksa produktive për t’i hequr më të mirën skuadrës që mund të jetë kundërshtari direkt në kampionatin e ardhshëm. Isha mësuar të largoja lojtarët më të mirë nga Interi. Tani nëse ia japim, bëhet problem.”