Çmimet në bregdetin shqiptar kanë ngritur jo rrallëherë shqetësimin e turistëve e sidomos atyre nga Kosova,
të cilët janë ankuar për dallimet që bëhen.Në lidhje me këtë çështje foli edhe moderatorja e njohur Argjira Spanca, e cila tregoi një histori personale duke pretenduar së çmimi iu rrit vetëm pse ishte nga Kosova.
“Miqtë e mi në Kosovë ankohen vazhdimisht për turizmin në Shqipëri. Para disa ditëve po rezervoja një hotel në jug për disa miq të mi nga Kosova, më nisën linkun e “booking” ku ishte X çmimi dhe kur i telefonoj në telefon më rrit çmimin për 200 euro më shumë vetëm pse më dëgjoi akcentin nga Kosova”, u shpreh ajo.
Turizmi ishte një nga sektorët më të go ditur nga pandemia.
Më herët, para sezonit turistik, Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë për Jugun, Vasil Bedinaj, ka treguar se qeveria nuk ka dhënë asnjë lloj ndihme në këtë kohë të vështirë dhe kjo ka sjellë që shumë agjenci të shpallin falimentin.
“Zero ndihmë nga qeveria shqiptare për turizmin, me keqardhje them se shume subjekte, agjenci turistike agjenci transporti kanë shpallur faliment.
Të pakta kanë qenë subjektet që kanë përfituar kredinë e dhënë nga qeveria, e cila nuk ka ndonjë vlerë të caktuar pasi nuk ishte ndryshim nga një kredi normale e marrë në një nga bankat e nivelit të dytë në vend.
Jemi pesimistë në kërkesat ndaj qeverisë pasi flasim e s’na dëgjon njeri, prandaj po përpiqemi të mbijetojmë me forcat tona ne që kemi ngelur se po të ishte një situatë ndryshe të kishim mbështetje do të kishte 100 operatorë turistikë të rinj,
pasi çdo investitor i huaj sheh një herë legjislacioni shqiptar dhe çfarë përkrahjeje kanë nga shteti dhe Shqipëria është vendi i fundit në Europë për përkrahjen e dhënë nga shteti në sektorin e turizmit”, tha z. Bedinaj.