Ardit Gjebrea është një nga moderatorët e preferuar të publikut e që ka një karrierë të gjatë televizive.
Moderatori i të dielës shqiptare kohe me pare kishte të ftuar në “Një mesazh për ty” Reis Çiçon.
Gazetari kishte ardhur për të surprizuar një vajzë e cila e kishte idhull Reis Çiçon dhe dëshironte të bëhej spikere e lajmeve.
Me atë rast, Gjebrea rrëfeu se vite më parë edhe ai kishte provuar të ishte spiker lajmesh në televizionin “Arbëria”. Ai edicion nuk është dhënë fare pasi Gjebrea kishte dalë shumë keq siç tregon edhe vetë.
“Isha një dështim i tur pshëm dhe lajmet atë ditë nuk u dhanë”, është shprehur Gjebrea.