Moderatori Eno Popi infektohet me koronavirus, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Gazetari dhe moderatori, Eno Popi, është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur Top Albania Radio, e cila ka treguar se pas përgjigjes së tamponit moderatori është futur në karantinë.

Eno do të vijojë emisonin e tij në radio nga kushtet e shtëpisë, ndërsa gjatë këtyre ditëve do të mbajë dhe një ditar ku do të shkruaj në lidhje me situatën që po kalon./korrieri.al

 

Author: admin