MJERIM I GRUAS

Nga:Manjola Daçi(Koka)
Qerime Daçi

 Mjerim i ra vendit tonë, mjerim po i bie gjithmonë, mjerim gjith’andej, po vritet femra pa asnjë pse!
Le të qash sot oj femër, le të qash sa të duash, nesër ti në jetën e betejës do të vritesh nga të huaj, se ai që të qelloi nuk ishte burri jot i dashuruar, ishte njeri barbar i qëlluar, fati jot i mallkuar askush pran s’të ka qëlluar, femër e dërrmuar e pa zonja për të luftuar, vritesh pa u menduar.
Mjerimi jotë në klithma u degjua edhe sot, por zëri jotë të mbuloi sot. Pas vrasjes tënde u tronditën të gjithë, lëshuan britma pa u dëgjuar, bërtasin femrat për të jetuar..
Por britmat e tyre kush për ti degjuar, nga barbarët e pa’shkolluar që i vrasin femrat pa u menduar..!
Mjerimin tënd kujt mi tregu, nuk ka vend për tu ankuar…!?
                                     Mjerimit tënd, çfar ti them…!?
                                            Çfar ti komunikoj…!?

Apo të vazhdoj e ta lëndoj, zemrën të ta copetoj, në therrima të ta copëzoj, derisa me armë të të qelloj. Jo s’ka kush të më ndaloj, prandaj unë kështu në liri veproj, i zhgarravis femrat qejfi si të më dojë..!

  • Mjerim i gruas ka qelluar, të derdhet loti si i shkretetuar, të vuaj si e mjeruar, e të përplaset andej-këndej si e hallakatur, askush për ta përkrahur s’paska qëlluar. Mjer grua si paska shkuar lotin e saj kush për ta kuptuar, nga barbarët e qëlluar apo nga njerëzit që me dhe të mbuluan ! Femër e dashur e uruar mirupafshim më s’kemi për tu takuar.

Të gjithë ngrihemi e bërtasim, e ulërasim nëpër dyer ndihmë duke kërkuar, e kthehen edhe më të shkatërruar. Të gjithë në një drejtim duke kërkuar të drejtën e shpirtit tim, dhe kthehemi të shkatërruar nga barbarët e tërbuar me armë në duar femrën për ta qëlluar. Liri e diskriminuar qëllove mbi njerëz të demaskuar, me maska fytyrat e mbuluar duke u shtirur për të jetuar i rrokni armet nëpër duar femrën për ta qëlluar.

                                         Nga këto femra u lindet. 
                                         Nga këto femra u rritët.
                             Nga këto femra moret ngrohtësi, dashuri.

Cpo ndodh kështu me këtë njeri të vras një femer e paska krenari, u prish njerëzia u shënderrua në barberi, ku mbet kjo barazi, jo s’po e shikon njeri..!

  • Jo o njeri edhe unë u krijova nga krijuesi i gjithesis si ti, për t’më dashur, për t’më rrespektuar, e jo për t’më vrare, share e ofenduar, për t’më zvarritur si ti të duash. Jo o njeri gabim mbi gabim ti ke qelluar, krijesen e Allahut për ta lenduar, në ditën e gjykimit ke llogari për të paguar si unë dhe ti në bazë të asaj që kemi vepruar…

Author: jehona