Sipas mjekut shqiptar në SHBA, Skënder Murtezani, mjeti i vetëm mbrojtës për ta mposhtur kor onaviirusin është maska.
Profesori i mjekësisë klinike në Cornell bëri të ditur se nëse bashkohemi për gjashtë javë vir usi mund të zhduket.
“Që nga fillimi i intervistave të mia, disa e kanë quajtur dhe ekstreme mendimin tim që të përdoren maskat në mënyrë rigoroze”, ka thënë ai.
“Maskat ishin shpëtimi i vetëm deri sa të vijë vaksina. Po ashtu duke pasur parasysh se asnjë vaksinë nuk është 100 për qind e kurueshme, maska është e vetmja gjë që pengon përhapjen e virusit.
Kjo sëmundje përhapet nëpërmjet pështymës, të folurit, kollitjes apo teshtitjes dhe kujdesi i vetëm është maska”, tha ai.
“Maska është shpëtimi i vetëm në këtë moment. Propozova një gjë shumë të thjeshtë.
Po të bëhemi bashkë për 6 javë nuk do t’i lejojmë vir usit të shumohet dhe faktikisht do të ishte vde kja e vir usit por duhet të jemi të një zëri nuk ka vend për politikën, të spekulohet dhe të kapen teoria të ndryshme”.
Lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare, për ta bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës edhe në rrugë, ai e quajti atë vendimin e duhur.
“Iu them të gjithëve dhe qeverisë të mundohemi dhe të bëhemi bashkë të përdorim maskat për 6 javë. Unë premtoj se do të zhduket”, theksoi mjeku shqiptar në SHBA.