Doktori Shigeaki Hinohara pati një jetë të jashtëzakonshme për shumë arsye.
Mjeku japonez dhe eksperti i jetëgjatësisë jetoi në gjendje të mirë fizike deri në moshën 105 vjeç.
Kur vdiq, në vitin 2017, Hinohara ishte kryetar i njohur i Universitetit Ndërkombëtar të Shën Lukës dhe president nderi i Spitalit Ndërkombëtar me të njëjtin emër në Tokio.
Ndoshta ajo çka e bën më të njohur akoma në mbarë botën është libri i tij, “Të jetosh gjatë, të jetosh mirë”, Hinohara ofroi këshilla që ndihmuan për ta bërë Japoninë udhëheqësin botëror për jetëgjatësinë. Ja 6 këshillat e çmuara të doktorit që rrisin jetëgjatësinë e njeriut:
-Mos dilni në pension. Por nëse duhet ta bëni, shtyjeni shumë më vonë sesa 65 vjeç
-Merrni shkallët në jetën e përditshme (dhe mbani nën kontroll peshën tuaj).
-Gjeni një qëllim që ju mban të zënë.
-Rregullat janë stresuese, përpiquni t’i relaksoni ato.
-Mos harroni se mjekët nuk mund të kurojnë gjithçka
-Gjeni frymëzim, gëzim dhe paqe në art.