Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Parlamentin e Spanjës. Në Kuvend po zhvillohej seanca radhës plenare, ku një “mik” i paftuar i ka vizituar dhe i ka bërë të ngrihen të gjithë deputetet në “këmbë”.
Në mediat e huaja po qarkullon një video, ku shihet sesi një mi ka hyrë në parlamenti spanjoll duke frikësuar të gjithë deputetët.
Në momentin kur merret vesh se në sallë po lëviz një mi, udhëheqësja e seancës në mënyrë instinktive e mbyll gojën me dorë, ndonëse kishte maskë në fytyrë.
Pak sekonda më pas, një deputete shihet duke ikur me vrap, ndërsa një deputet i vendos dy gjunjët në ulëse për të mos prekur në dysheme nga frika.