Përpara krijimit të njerëzimit, perënditë greke fituan një betejë kundër një race gjigandësh të quajtur Titanë. Shumica e Titanëve u shkatërruan, ose u hodhën në ferrin e përjetshëm të Tartarus-it. Por Tirani Promete, emri i të cilit do të thotë largpamësi, e bindi të vëllain Epimeteun, të luftonte me të në krahë të perëndive. Për t’i falenderuar, Zeusi u besoi vëllezërve detyrën e krijimit të të gjitha gjërave të gjalla. Epimeteu do të shpërndante dhuratat e perëndive midis krijesave. Disave, ai u dha fluturimin; të tjerëve, aftësinë për të lëvizur nën ujë, ose për të vrapuar nëpër bar. Ai u dha kafshëve gëzof të butë dhe kthetra të mprehta. Ndërkohë, Prometeu i dha formë njeriut të parë nga balta. Ai i formoi ato sipas imazhit të perëndive, por Zeusi vendosi që ata të mbeteshin të vdekshëm dhe të adhuronin banorët e Malit të Olimpit, nga poshtë. Zeusi i mendonte njerëzit si krijesa të nënshtruara, vulnerable ndaj elementëve dhe të varur nga perënditë për mbrojtje. Megjithatë, Prometeu e përfytyroi këtë krijesë të papërpunuar me një qëllim më të madh. Kështu që, kur Zeusi e pyeti atë se si do të bëheshin sakrificat, Prometeu dinak planifikoi një hile që do t’i jepte njerëzve disa përparësi. Ai vrau një dem, e ndau atë në dy pjesë për t’ia paraqitur Zeusit. Nga njëra anë, ai fsheu mishin dhe lëkurën e shijshme nga pjesa e poshtë belit të kafshës. Në anën tjetër, ai i fshehu kockat nën një shtresë të trashë dhjami. Kur Zeusi zgjodhi atë racion që iu duk më i mirë për vete, ai u tërbua nga mashtrimi i Prometeut. I tërbuar, Zeusi e ndaloi përdorimin e zjarrit në Tokë, qoftë për gatimin e mishit, apo për ndonjë qëllim tjetër. Por Prometeu refuzoi që një burim i tillë t’i refuzohej krijimit të tij. Kështu, ai u ngjit në Malin e Olimpit për të vjedhur zjarr nga punishtja e Athinës dhe e Hefestit. Ai e fshehu flakën në një kërcell kopri të zbrazët dhe e solli atë poshtë tek njerëzit. Kjo u dha atyre fuqinë që të shfrytëzuar natyrën për përfitimin e tyre dhe për të dominuar rendin natyror, përfundmisht. Me zjarr, njerëzit mund të kujdeseshin për veten, me ushqim dhe me ngrohtësi. Por ata gjithashtu mund të prodhonin armë dhe të zhvillonin luftra. Flakët e Prometeut shërbyen si një katalizator për përparimin e shpejtë të civilizimit. Kur Zeusi e shikoi këtë shfaqje, ai e kuptoi se çfarë kishte ndodhur. Prometeu edhe një herë e kishte prekur krenarinë e tij dhe kishte shkatërruar autoritetin e Zeusit. I tërbuar, Zeusi imponoi një ndëshkim brutal. Prometeu do të lidhej pas një shkëmbi në përjetësi. Çdo ditë, ai do të vizitohej nga një korb që do t’i shqyente atij mëleçinë dhe çdo natë mëlçia e tij do të rigjenerohej nga fillimi, për t’u sulmuar sërish mëngjesin tjetër. Megjithëse, Prometeu mbeti në agoni të përjetshme, ai nuk u pendua kurrë për aktin e tij të rebelimit. Aftësitë e tij ripërtitëse përballë shtypjes, e bënë atë një figurë të dashur në mitologji. Ai lartësohej gjithashtu edhe për djallëzinë dhe shpirtin e tij kureshtar, dhe për dijen, përparimin dhe fuqinë që solli në duart e njeriut. Ai është gjitashtu një figurë periodike në art dhe në letërsi. Tek drama lirike e Percy Bysshe Shelley, ‘Prometeu i zgjidhur,’ shkrimtari e përfytyron Prometeun si një hero romantik, i cili arratiset dhe vazhdon të shpërndajë empati dhe dije. Për protagonistin e tij, Shelley ka shkruar, ‘Prometeu është përsosmëria më e lartë e një natyre morale dhe intelektuale, i nxitur nga motivet me të pastra dhe më të vërteta për qëllimet më të mira dhe më fisnike.’ Gruaja e tij Mary, e parashikon Prometeun më shumë si një figurë paralajmëruese dhe e titulloi romanin ‘Frankenshtajni: Prometeu Moderm.’ Si një hero, rebel, apo hileqar, Prometeu mbetet simbol i kapacitetit tonë për të kapur fuqitë e natyrës, dhe përfundimisht, ai na kujton mbi potencialin e veprimeve tona individuale për të ndezur botën.