Hugo de Jonge, ministri i Shëndetësisë në Holandë, nuk është lejuar të votojë.
Arsyeja?!
Pasi është paraqitur në qendrën e votimit me pasaportë të skaduar.
Reuters shkruan se Joge, i cili këto kohë është angazhuar së tepërmi në përballimin e COVID-19, ka tentuar të votojë në një qendër të votimit në qytetin e Roterdamit.
“Një këshillë: Merrni me vete dokumentet e sakta, jo të skaduara”, ka shkruar ministri në Twitter.