MILIARDIERI I DHURON 8,5 MILIONË EURO NJË NJERIU RASTËSOR, E KISHTE NJË ARSYE

Një miliardier japonez i ka dhuruar plot një miliard yen (rreth 8,5 milionë euro) 1000 prej ndjekësve të tij në Twitter, në atë që e quan eksperiment social të projektuar për të treguar se si paraja ndikon në jetën e njerëzve.

Në janarin e kaluar, Yusaku Maezawa, themues i sajtit Ëeb më të madh të shitjeve të modës së Japonisë, ka twittuar se do të dhuronte plot 1 miliardë yen japoneze ( më shumë se 8,5 milionë euro), 1000 personave rastësorë, për të zbuluar nëse paraja vërtet mundet të blejë lumturinë.

Gjithçka që njerëzit duhet të bënin për të patur mundësinë të fitonin rreth 8500 euro për kokë ishte që t’a ndiqnin dhe “ritwitonin“ brenda një jave.

Më shumë se katër milionë persona kanë ritwittuar mesazhin.

Maezawa e ka përshkruar idenë si një “eksperiment social serioz”, i inspiruar nga koncepti i të ardhurave me bazë universale.

Burri i biznesit ka konfirmuar që, duke qenë që “ka paratë dhe kohën e lirë” për të zhvilluar eksperimentin, e ka parë të nevojshme të shkaktojë në ndonjë mënyrë një debat më të gjërë mbi temën e të ardhurave universale./Perktheu: allnews.al

Author: admin