Zlatan Ibrahimovic konfirmon edhe një herë dashurinë për Milan-in dhe rinovon për një pagë simbolike. Sulmuesi suedez ka rinovuar kontratën edhe për 1 vit me pagë 100 mijë euro plus bonuset në lidhje me prezencat në fushë.
Ibra u operua në gju dhe do të mungojë për 7-8 muaj. Drejtuesit shpresojnë që ai të jetë në dispozicion të Piolit pas pushimit të Kupës së Botës. Zlatan Ibrahimovic ishte një nga lojtarët kyç në fitimin e kampionatit dhe shpreson të jetë deçiziv pas kthimit nga dëmtimi.
Ky sezon me shumë mundësi do të jetë i fundit për legjendën pasi ka arritur moshën 40 vjeçare. Ai është shumë i rëndësishëm për klubin edhe kur nuk është në fushë dhe nuk përjashtohet mundësia që të marrë një rol drejtues në të ardhmen.