Një vajzë, e cila identifikohet si Casey, ka treguar sesi u përball me të fejuarin pasi mori vesh se ai e tradhtonte.
Siç rrëfeu edhe vetë në një postim, Casey e mori vesh për tradhtinë e burrit të saj të ardhshëm një natë para dasmës.
Ishte vetë vajza me të cilën partneri po e tradhtonte ajo që i tregoi gjithçka.
Ndërkohë që përgatitej për dasmën, ajo mori një mesazh me një numër ‘screenshot-esh’ që tregonin bisedën e të fejuarit me të dashurën e tij. Mes tyre kishte edhe foto intime të dyshes.
Në fund, numri i panjohur shkruante:
Unë nuk do martohesha me të. Po ti?”
Pasi bisedoi me mikeshat e saj, ato i thanë që të anulonte menjëherë dasmën dhe të përballej me ‘tradhtarin’, por Casey zgjodhi të merrte hak.
Ditën tjetër ajo shkoi drejt altarit dhe në vend të betimeve, lexoi mesazhet e tij me të dashurën.
Ndër të tjera ajo lexoi:
Më mungon shumë. Nuk ndaloj dot së menduari për të të q***. Nuk e kam pasur këtë lloj lidhjeje me asnjë. Do doja që e dashura ime të kishte të paktën gjysmën e aftësive të tua…”
Pasi u turpërua mes të gjithëve, dhëndri ( në tentativë) u largua kokulur bashkë me shokët e tij.