Prej vitesh Noizy nuk është shfaqur në asnjë intervistë. Reperi preferon të qëndrojë në hije, sa i përket jetës private, duke pasqyruar në rrjetet sociale vetëm punën e tij, apo pjesën luksoze të jetës.
Ndaj dalja e tij e rradhës është duke u pritur me shumë interes nga të gjithë, por mbi të gjitha nga fansat e shumtë që ai ka. Ditën e diel, ai do të jetë përballë Xheraldinës në emisionin “N’majë t’gjuhës”. Veç batutave dhe bisedës për karrierën, Noizy ka folur për herë të parë edhe për jetën e tij private.
Mesa duket ai ka tashmë dikë në krah dhe shumë shpejt është duke planifikuar edhe dasmën. Natyrisht që duke mos dashur të zbulojë më shumë, ai na ka lënë të kuptojmë se partnerja e tij është nga Dibra.
“Mezi po pres ti bëj telashe dikujt në Dibër. Ta marrim një nuse në Dibër”, shprehet ai. Urimeve të moderatores, ai i është përgjigjur me një buzëqeshje, duke konfirmuar kështu planet e afërta që e presin në jetën private./noa.al