Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta denoncoi sot atë që ai e quajti skandali i emigrimit të minorenëve pa prindër.
Në një konferencë për mediat, Meta tha se numri i fëmijëve minorenë shqiptarë pa prindër, që kanë mbërritur në Itali si emigrantë, zënë vendin e tretë pas atyre nga Ukraina dhe Egjipti.
“Ka qenë një javë intensive por vazhdimi do jetë edhe më intensiv. Dua t’i falenderoj anëtarët e Konventës së ish-LSI për të krijuar Partinë e Lirisë. Dua ta nis për një problem shumë madhor pëër shoqërinë tonë dhe të parrahur apo diskutuar seriozisht në gjithë këtë kohë, që tregon një krizë të madhe të shoqërisë tonë.
Kjo ka të bëjë me emigrimin e të miturve pa prindërit. Është një tregues i dhimbshëm i axhendës së qeverisë për shpopullimin që as armiqtë më të egër nuk e ka bërë. Shqipëria po zbrazet edhe nga fëmijët të pashoqëruar nga prindërit. Raporti i Ministrisë së Çështjes sociale të Italisë, bën të ditur që numri i fëmijëve pa prindër zënë vendin e tretë të atyre pas Ukrainës dhe Egjipti duke lënë pas vende që kanë dalë nga lufta civilet. Mbi 1300 shqiptarë minorenë pa prindër janë në ngarkim të shtetit Italian.
Një numër shumë herë më i madh se sa numri i fëmijëve që kanë hyrë nga Afganistani, Siria apo vende të tjera. Këto minoirenë mund të bien pre e trafikut të organeve e qenieve njerëzore. Nuk është rastësi që OKB thotë se populli i Shqipërisë do tkurret ndjeshëm. Pritet që në 2050 ë tkurrret në 2.5 mln banorë” – tha Meta.