Mund të kemi dëgjuar histori nga më të ndryshmet dashakeqëse që një kunatat mund t’i kenë bërë njëra-tjetrës, por kjo padyshim mund të të futet në rastet gati-gati të pabesueshme.
Historia na vjen nga Mbretëria e Bashkuar. Një nuse ka treguar historinë e saj me kunati. Ajo ka zbuluar fillimisht se kunati i kishte propozuar të dashurës së tij me një unazë të njëjtë me të. Një gjë të tillë, nusja rrëfen se nuk e kishte marrë shumë seriozisht pasi në fund të fundit unaza nuk ishte bërë me porosi vetëm për të dhe në botë mund të ketë shumë persona që kanë unazë të ngjashme, ndoshta edhe identike.
Kulmi arriti kur kunati kishte caktuar datën e martesës një javë para saj dhe më e bukura ishte se kishte prenotuar të njëjtin lokal.
Pra një unazë të njëjtë, dasmë një javë para dhe mbi të gjitha në të njëjtin lokal…sa keq mund të jetë.