Bayern Munchen ka hyrë në garë për mesfushorin e kërkuar të Manchester United, Paul Pogba.
Pogba do të largohet nga Manchester United këtë verë, për shkak të skadimit të kontratës së tij dhe mesfushorit të talentuar nuk i mungojnë opsionet pasi ai kërkon të hedhë hapin tjetër në karrierën e tij.
Sipas “Fichajes”, Manchester City, Juventus, PSG dhe Real Madrid kanë qenë të interesuar për francezin në javët e fundit, por Bayern Munchen tani është shfaqur si një destinacion i mundshëm për 29-vjeçarin.
Këtë sezon, Manchester United ka pasur vështirësi të jashtëzakonshme dhe një lojtar si Pogba nuk është aq i dobishëm në një skuadër që nuk dominon ndeshjet.
Një lëvizje në një gjigant evropian si Bayern mund të jetë zgjidhja e duhur për të parë nivelin maksimal të Pogba.