Fituesi i “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri, ka pak ditë që ndodhet në Itali pranë bashkëshortes dhe vajzës së tij. Pasi festoi fitoren në Shqipëri, ai udhëtoi drejt shtetin fqinj për t’u bashkuar me familjen.
Por edhe atje e kanë pritur me festa, pasi e shoqja Emanuela Morini, i kishte organizuar mbrëmë një festë surprizë, ku të ftuar ishin disa personazhe të njohur.
Këtëe ka zbuluar vetë balerini i njohur përmes disa postimeve në “Instastory”. Ai ka ndarë me ndjekësit e tij disa video ku shfaqet duke takuar miqtë e tij, duke kërcyer me gruan dhe më pas me vajzën, Emily.
Ndërkohë të ftuar ishin mjaft figura të njohura të Italisë, si artistin dhe koreografin Zinna Piero, sportisten Roberta Sodero apo edhe Kiko Nalli-n, artistin që kuron imazhin e VIP-ave italianë.
Nëfestë ishte gjithashtu balerini Andrea Evangelista, gazetari i njohur Andrea Iannuzzi ndërsa Giada Nobile ishte këngëtarja e festës./asutimes.com