Këngëtarja Rovena Stefa është një nga më të dashurat e publikut shqiptar, megjithëse prej kohësh i ka munguar skenës.
Ajo nuk ngurroi të bënte një kërkesë live, duke shkaktuar shumë të qeshura dhe batuata.
“Unë shpresoj që sa më shpejt të mbarojë pandemia. Ne t’i rikthehemi jetës më me vrull dhe dashuri se më parë. Të jemi pranë njëri- tjetrit dhe të më lënë rehat te gjej burrin e të martohem. Po s’dola, s’kam ku gjej burrë se mbyllemi që në 20:30”, tha ajo teksa ishte pjesë e panelit të fundvitit në “Ftesë në 5”.
Intervista vijoi me muzikë e atmosferë festive, për t’u vijuar me kujtime të mira të 2020 dhe urime zemre për këtë vit të ri./korrieri.al