Do apo nuk do, Bora Zemani përgjatë gjithë kësaj periudhë vazhdimisht pyetet nga fansat për Donald Veshajn dhe se a do të mund të ketë një kthim më të.
Edhe pse ajo e di shumë mirë interesin e fansave, zgjedh që të mos flasë më për ketë temë. E si për të “eklipsuar” pyetjet për Donaldin, Bora së fundmi ka postuar një foto me miken e saj të zemrës, Semi Jaupajn.
“Me gjysmën time”, shkruan Bora me humor, pasi në këtë foto Semi shfaqet gjysmë.
Më herët Bora zgjodhi këtë mesazh të bukur për të uruar 8 Marsin: Gezuar 8 marsin krijeses me te bukur! Dua te uroj sot te gjitha ato gra qe pavaresisht veshtiresive e sakrificave ia kane dale me vendosmeri, duke mos u dorezuar kurre. Nuk do lodhem asnjehere se theni se nenat shqipetare jane heroina, gruaja shqipetare eshte shembull.
Jam shume e lumtur qe njoh cdo dite e me shume gra te pavarura, sipermarrese, te zgjuara, te bukura, me plot vetebesim. Eshte e rendesishme te jesh grua e vetepermbushur sepse lumturine tende nuk e ka ne dore askush tjeter vec teje.
Rritini vajzat tuaja me kete fryme dhe akoma me teper djemt tuaj… te ndihen krenar per nje nene te tille dhe neser per nje partnere te tille. Mos ki frike te jesh vajza qe bene krenar prinderit e saj, nje nene e mrekullueshme, nje bashkeshorte besnike, nje grua e suksesshme, nje nxenese e perjetshme qe gjithmone kerkon te mesoj e te rritet me shume. Behu NJERI I BUKUR! Grate munden te jene te gjitha keto, grate jane te forta!../Shqiperiaime.com.al