SITUATA ESHTE ME E KOMPLIKUAR SEÇ DUKET. KAM 2 VJET I MARTUAR ME GRUAN TIME. UNE JAM 33 AJO 29. E GJITHE SITUATA FILLOI 2 MUAJ ME PARE. E VETMJA E “MIRE” E KESAJ QE ME NDODHI ESHTE QE TE PAKTEN AKOMA NUK KEMI FEMIJE.
Ajo sikur nuk ishte me ajo e para keto kohe. U be e ftohte. As dashuri nuk donte te bente si me pare. As nuk donte te dilte. Duke qene se kjo gjendje zgjati 2 muaj rresht une nuk durova dot me. I thashe o me trego se cfare ka ndodhur ose ndahemi qe tani e mbyllim si muhabet.
Ajo qe me tha gruaja nuk do ma kishte marre mendja as per 1000 vjet. Ajo me tha se brenda vetes kishte filluar te ndjehej mashkull. Kishte te pakten 10 vjet qe e kuptonte se nuk terhiqej dhe aq shume nga meshkujt por nga femrat. Por ama jo si femra me femren por si mashkulli me femren.
Mesa duket kjo lloj gjendje qe zgjati mbi 1 dekade u be e padurueshme. Ajo nuk duroi dot me dhe me tha vendimin e saj per te filluar dhe per te jetuar si mashkull. Me vone do mendoje edhe terapine hormonale per tu shnderruar ne mashkull te vertete.
Gjeja me e cuditshme e kesaj situate eshte qe ajo nuk do qe te ndahet nga une sepse thote qe akoma me dashuron. Une jam shume konfuz dhe nuk e kuptoj dot fare si te vazhdoj te jetoj me gruan time e cila tashme ndjehet burre?/ShtypKëtu.com