Më 6 Prill u ngrit flamuri kombëtar në qytetin Livonia të Michiganit

Shoqata Atdhetare “Jehona e Malësisë”, në veçanti me kontributin e Këshilltarit të qytetit Livonia, Robert Gjonaj, kanë ngritur flamurin kuq e zi në objektin e komunës Livonia.

Për këtë akt, “Jehona e Malësisë”, ka falënderuar edhe kryetaren e Livonias, znj. Brosnan, këtij qyteti ku flamuri kombëtar valon krenar, kontribut për “faktorizimin e vlerave, traditave dhe te drejtave kombëtare kudo që Shqiptarët jetojnë, në diasporë apo vendlindje”.

Këtë event shumë të rëndësishëm për shqiptarët në Michigan, e ka përshkruar “Jehona e Malësisë” me deklarimin si vijon:

Flamuri më i shenjtë në botë edhe zyrtarisht në godinen e qytetit!
Falenderojm qytetin e Livonias, të parin e qytetit,Mayor Brosnan dhe më së shumti Counsilman Robert Gjonaj, vëllaun tonë që gjithë herë na nderon me punë dhe vepra dinjitoze qytetare dhe kombëtare.
Jehona e Malësisë do vazhdojë promovimin dhe faktorizimin e vlerave, traditave dhe te drejtave kombëtare kudo që shqiptarët jetojnë, në diasporë apo vendlindje.
Falenderojmë për së tepërmi bashkatdhetarët tonë që morën pjesë në shënimin e kësaj date historike për kombin tonë por edhe të progresit tonë këtu në Michigan. Falenderojmë të gjithë përfaqësuesit e qendrave fetare që morën pjesë poashtu edhe ato që për arsye të obligimeve dhe detyrave nuk patën mundësi të jenë prezent. Falemderojm edhe shoqatat shqiptare që morën pjes në këtë evinement dhe ofruan ndihmën e tyre për këtë aktivitet.
Faleminderojmë mediat dhe posaçerisht televizionin Shqiptar ACTV që gjithë her gjindet pran komunitetit!
Gëzuar 6 Prillin

Author: admin