Me 157 km/h dhe pa rrip sigurimi, Trejsi Sejdini thyen ligjet live në Instagram

Modelja shqiptare, e cila është kurorëzuar si “Miss Universe Albania 2018”, Trejsi Sejdini shfaqet gjithmonë shumë aktive nëpër media dhe sidomos në rrjete sociale, më së shumti në Instagram.

Pak minuta më parë ajo ka postuar disa InstaStory ku shfaqet me pushime, duke shijuar koktejle në plazh së bashku me shoqërinë e saj.

Por duket se askush nuk e di se çfarë ndodhi disa momente më parë, gjatë kohës që Trejsi po shkonte të shijonte relaksin e verës.

Gjatë kohës që bukuroshja po i jepte makinës me një shpejtë të frikshme, 157km/h, ajo hapi një video live në Instagram, ku dukej qartë që ishte mbi shpejtësinë e lejuar, si dhe në makinë, gjatë kohës që lëvizte kamerën, dukeshin shishe alk.o.oli.

Duke i shtuar këtyre dhe faktin që shoqëria e saj, pasagjerët, nuk ishin të pajisur me rripa sigurimi.

Pra, Sejdini, e cila është shembull për shumë vajza të reja të cilat janë inspiruar nga rrugëtimi i saj në modeling, jep shembullin më të keq para të gjithëve duke thyer të gjitha rregullat e ligjet.

Sikur të mos mjaftonte vetëm shpejtësia, ajo ishte duke përdorur telefonin gjatë kohës që ndodhej në timon, gjendej alk.o.ol në makinë, si dhe rripat e sigurimit nuk figuronin.

A është kjo diçka normale që duhet të ndodhë e lënë pa ndëshkuar sikur mos të ketë ndodhur asgjë?! Kjo mbetet për t’u parë, por tani mund të shihni dhe ju videon e saj… / Top Albania Radio

 

Trejsi Sejdini - IMDb

Trejsi Sejdini on Twitter: "… "

Critics who won Miss Universe Albania, speak for the first time Trejsi Sejdini

They uncovered the boyfriend, Trejsi Sejdini responds fiercely

Author: admin