
MC Kresha është bërë baba për herë të dytë! Burime për Prive bëjnë me dije se partnerja e tij Erzina ka sjellë në jetë vogëlushin më 23 shkurt.
Çifti zgjodhi Kanadanë si vendin e lindjes së foshnjës, ku dyshja bashkë me vajzën Izën janë zhvendosur gjatë muajve të fundit të shtatzënisë.Lajmin e pritjes së ëmbël, e konfirmoi vetë Kresha në janar ku shtoi se Erzina dhe vajza e tyre ndodhen në Kanada te disa miq dhe janë në pritje të një djali.
Erzina dhe Mc Kresha u martuan në dhjetor të 2019-ës dhe pak kohë më vonë u bënë prindër të një vogëlusheje, Iza që sot është rreth 2-vjeç./asutimes.com