Mbreti Charles do të shesë 12 kuaj garash që i përkasin nënës së tij, Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth.
Sipas “Daily Mail”, mbreti Charles po përgatitet të nxjerrë në ankand 12 nga kuajt që ka trashëguar nga nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II.
Një e treta e kuajve të Mbretëreshës do të shiten në ankand në Neëmarket’s Tattersalls muajin e ardhshëm.
- Monarkja e ndjerë kishte gjithsej 37 kuaj garash, ndërsa mësohet se dy nga kuajt e preferuar të Elizabeth II që do të dalin në ankand janë ‘Just Fine’ dhe ‘Love Affairs’.
Një burim i afërt me pallatet mbretërore shpjegon se shitja e kuajve synon të eliminojë mbarështimin e kafshëve në Royal Sandringham Stud, që ndodhet në Norfolk, dhe ta kthejë atë në një muze brenda tre viteve.
- Mbreti Charles ka 60 kuaj garash dhe 38 pela në Sandringham. Nga i njëjti burim bëhet me dije se Mbreti i ri do të zvogëlojë numrin e kuajve, por marrëdhënia midis familjes mbretërore dhe industrisë së garave me kuaj do të vazhdojë.
Mbretëresha Elizabeth zakonisht shiste rreth shtatë kuaj në vit. Pak para se të ndërronte jetë monarkja kishte mbajtur rreth 30 kuaj që merrnin pjesë në garat e shfaqjes.