Butrinti është një venbanim shumë i lashtë.Si çdo venbanim edhe emrërtimi i tij është bërë me gjuhën e banorëve themelues të tij. Duke sqaruar këtë gjuhë emërtuese, ne zbulojmë edhe se cilët kanë qenë banorët që e kanë themeluar këtë venbanim të lashtë.
- Emërtimet e lashta në territoret ilire i gjejmë të emërtuara me gjuhën shqipe, por me një shqipe shumë arkaike, me mjaft diferenca me shqipen e sotme. Kjo vjen nga që shqipja e lashtë, në atë stad shumë të hershëm, ka qenë një gjuhë e pa zhvilluar; ajo i ka patur të gjitha fjalët njërrokëshe, trajtat e këtyre fjalëve kanë qenë të ngurta, pasi në atë stad gjuha shqipe nuk i kishte vënë ende në përdorim elementet gjuhësore si : parashtesat, prapashtesat, mbaresat, nyjet, elemente këto që sigurojnë bashkveprimin midis fjalëve. Kjo ka bërë që për të bërë një emërtim përdorej përngjitja e dy ose më shumë fjalë njërrokëshe. Kështu kur i është vënë emri venbanimit të lashtë Dimal, është bërë përngjitja e fjalëve di – mal. Fjala njërrokëshr Di ka kuptimin e numërorit dy. Kjo trajtë e vjetër e numërorit dy ruhet edhe sot në të folmen çame ku thuhet di në vend të dy, ose ki në vend të ky etj. Fjala mal ka po atë kutim që ka edhe sot, mal. Nga kjo përngjitje ka dalë kuptimi i emrit Dimal, Dy male.
Le të shohim tani se si del kuptimi i emrit Butrinti. Në trajtën zanafillëse ky emër ka qenë Butrin, pasi, si e përmendëm më lart, pjesa fundore ti, është element gjuhësor dhe si i tillë, i është vendosur më vonë emërtimit. Emri Butrin, ashtu si të gjitha emrtimet e lashta, është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe. Të shohim se cilat fjalë njërrokëshe janë perngjitur. But – rin. Vëmë re menjëherë se të dy këto fjalë janë fjalë të shqipes së sotme. Fjala e parë butë,ka kuptimin e ndajfoljes butë, me qetësi, dhe fjala e dytë, rin, ka kuptimin e foljes rrin. Të dyja së bashku fjalët kanë kuptimin: “ Butë rrinë”, ose “Rrinë butë”.
- Përse të jetë bërë ky emërtim? Të kenë qenë njerëz të butë, të urtë, banorët themelues të saj? Ka shumë mundësi të kenë qenë të tillë. Vetë zhvillimi kulturor i këtij venbanimi flet për një komunitet plot kulturë. Monumentet kulturore që kanë mundur t, i shpetojnë rrënimit, flasin për këtë.Nuk mund të vlerësosh artin pa patur nivel të lartë mendor dhe shpirteror.Njerëzit me virtyte të tilla nuk mund të kryejnë krime, as të mbështesin njeri me vese. Nuk njihen fakte historike ku të flitet për synime grabitqare të banorëve të Butrintit. Pozicioni strategjik i këtij venbanimi siguronte një mbrojtje të mirë natyrale. Të gjitha këto flasin për një jetë të qetë të
Përgjithësisht banorët e kësaj treve jugore të Shqipërisë njihen si njerëz paqësorë. Për krahinën e Përmetit thuhet shpesh se “janë popull i butë”.
Të gjitha këto të shpien në përfundimin se emërtimi Butrint, gjuhësisht, ka rrjedhur nga tiparet paqësore të banorëve të lashtë, por edhe nga pozicioni i shkëlqyer gjeografik i tij.
Mirëpo një legjendë e lidhur me këtë territor, shpie edhe në një tjetër variant tjetër konkurues për kuptimin e këtij emërtimi.
Këtë legjendë na i bën të njohur studjuesi M. Zeqo. Ai i referohet Kont Ugolinit, i cili ka bërë kërkime në Butrint. Ugolini shkruan në kujtimet e tij se në pranverën e vitit 1928, kur gërmimet nxorën në dritë portën që quhet sot Porta e Luanit, punëtorët shqiptarë, mbas këtij zbulimi u gëzuan së tepërmi. Kur i pyeta se cila qe arsyeja e këtij gëzimi, shqiptarët, thotë Ugolini, më treguan se ishte arritur të gjendej luani për të cilën fliste një legjendë e tyre e vjetër, kështu që reliefi me luan vërtetonte thëniet, e legjendës. Shqiptarët i treguan Ugolinit, se në kohë të lashta bënte gjëmën dhe kërdinë në fushat e Butrintit një luan shumë i madh. Në atë kohë në Butrint jetonte një popull grash, amazona, që kishin vetëm një gji. Luani vrau shumë amazona. Një amazonë të tillë që u vra nga luani e kish dashuruar një princ i ri dhe trim, i cili i nxitur tashmë nga dhimbja vendosi që ta gjuante dhe ta vriste luanin. Mbas një beteje të fortë midis princit dhe luanit, luani u vra, por dhe princi mbeti i plagosur. Princi do të kthehej në ishullin e Korfuzit. Ai kishte lajmëruar familjen se, nëse do ta vriste luanin do të vendoste një vel të bardhë në anije, nëse luani do të vriste princin, shokët e tij do të vinin një vel të zi në anije.
- Princi fitoi, por shokët e tij, duke u kthyer, bënë një ngatërresë të gjëmshme, në vend të velit të bardhë ngritën velin e zi. Kështu që familjarët e princit në Korfuz, kujtuan se princi qe vrarë dhe nga dhimbja vranë veten.
Kjo shtazë e egër për të cilën flet kjo legjendë, mund të mos ketë qenë një luan, por një shatzë tjerër shumë e rrezikshme që ka ekzistuar në lashtësi, përkrah drerit. Kjo kafshë është quajtur butr. Duke qenë se kam banuar në fëmijëri në jug të Shqipërisë, dëgjoja shpesh persona të ndryshëm, të cilët kur donin të mallkonin një kafshë, p.sh një ka apo një mushkë, u thoshin: të hëngërt butri.
- Duke e konsideruar si të vërtetë faktin e kësaj kafshe të egër që është quajtur butr, atëhere do ta shohim ndryshe përngjitjen e fjalëve njërrokëshe të shqipes së lashtë, do ta shohim: butr – rin. Të dy fjalët së bashku marrin kuptimin “ Butr rrinë. ose “Rrinë butër”. Në emërtim shfaqet vetëm një herë bashktingëllorja r, por kjo vjen nga që shqipja e lashtë nuk i ka përdorur bashktingëlloret fyfishe në shkrim. Nisur nga këto të dhëna del i pranueshëm emërtimi Butr rrin ose Rrin butër
Për ta bërë më të pranueshëm një emërtim të tillë po sjellim një emertim tjetër të kësaj zone. Afër gjirokastrës ndodhet mali Erin. Ky emërtim është formuar nga përngjitja e dy fjalëve njërrokëshe Er – rin. Në këtë mal duhet të fryjë shumë erë, por mund ta themi se ka shumë erë.
Të dy variantet konkurojnë me njëri tjetrin, dhe mund të pranohet ai që do të mbështetet me të dhëna shtesë, por e rëndësishme është që të dy variantet flasin shqip, janë bërë nga paraardhësit tanë.