The New York Times ka zbuluar detajet financiare pas mega kontratës së re të Kylian Mbappe me Paris Saint-Germain.
Francezi pritej të nënshkruante për Real Madridin në verë, por klubi i tij aktual arriti një marrëveshje që thjesht nuk mund ta refuzonte.
Sipas The New York Times, Mbappe do të paguhet 251.46 milionë euro për tre sezonet për të cilat ka nënshkruar kontratë, ose afërsisht 83 milionë euro në sezon.
Në intervistën për këtë medie, Mbappe insistoi se shumat e mëdha të parave që i ishin ofruar nuk ishin ato që e shtynë të merrte vendimin përfundimtar. “Sepse kudo që të shkoj, do të marr para, ky është lloji i lojtarit që jam kudo që shkoj” tha sulmuesi francez.