Sot maturantët po testohen për njohuritë e gjuhës anleze. Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Këtij testimi do t’i nënshtrohen 30 mijë maturantë, një numër ky shumë herë më i vogël në krahasim me 5 vitet e fundit.
- Në vitin 2018, janë testuar rreth 37 mijë maturantë. Një vitë më pas në 2019 ky numër është ulur në 35 mijë e 400 maturantë.
- Në vitin 2020 numri i maturantëve që i janë nënshtruar provimeve të maturës ka qenë 33 mijë, që tregon sërish rënie në krahasim me vitin paraardhës.
- Në 2021, 34 mijë maturantë kanë kryer provimet e maturës, ndërsa në vitin 2022 ka patur 1 mijë maturantë më pak.
Ndërsa këtë vit ky numër ka rënë edhe më shumë duke shkuar në 30 mijë maturantë me rreth 3 mijë më pak se një vit më parë.
Pra në 5 vite numri i maturantve ka rënë me 17 mijë.