Ky është Faruk Fatih Faruk i cili prej një jave kërkohet nga autoritetet turke për mashtrim me kriptomonedha. Një javë më parë ai mbylli sajtin e tij të Thodez ku investonin në bursë rreth 400 mijë persona duke marrë 2 miliardë Dollarë.
Pasi prokuroria e Stambollit lëshoi urdhër arresti për 27-vjeçarin, ai sipas autoriteteve turke u largua drejt Shqipërisë dhe në 22 prill ka zbritur në Aeroportin e Rinasit. Menjëherë Ozer u përfshi në listën e kuqe dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Autoritetet turke më pas kanë njoftuar homologët shqiptare duke kërkuar ekstradimin e të riut.
Sipas medias turke Haber Global, pasditen e se premtes policia e shtetit në Shqipëri ka zhvilluar një operacion për kapjen e Ozer. Uniformat blu kanë bërë të ditur se e kishin lokalizuar vendndodhjen e 27-vjeçarit por kur forcat policore kanë mbërritur në hotelin ku qëndronte i riu, nuk e kanë gjetur.
Faruk Fatih Ozer e krijoi Thodex në 1 Tetor të vitit 2017. Qw prej asaj kohe për sajtit, tregtonte kripto monedha. Fitimet e shumta, rritën numrin e investitorëve në bursë në 400 mijë. Pasi Banka Kombëtare e Turqisë ndaloi blerjen e mallrave me kripto valutë, 27-vjeçari e bllokoi faqen në internet duke marrë 2 miliardë Dollarë.
Skandali u thellua pasi kompania e tij Thodex nuk funksiononte sipas ligjit. Faruk Fatih Ozer ndryshonte shpesh adresën e kompanisë ndërsa diçka e tillë u zbulua pas mashtrimit të 27-vjeçarit.
Klan News