Ambasadori William G. Walker, ish-shef i Misionit Monitorues të OSBE-së në Kosovë, është diplomati i cili dëshmoi botës masakrën e kryer nga serbët në Reçak.
Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Walker ka treguar se si gjeti trupat e shqiptarëve të Kosovës të masakruar nga forcat serbë më mëngjesin e 16 janarit të vitit 1999.
- Walker sqaron se fillimisht ka parë gra e fëmijë të tmerruar nga vrasjet e kryera nga serbët, ndërsa trupi parë që ka parë të vdekur, ka qenë një burrë pa kokë.
Më tej, ai rrëfen se ka gjetur trupa të tjerë të shpërndarë dhe në disa vende kishte kufoma të grumbulluara.
“E mbaj mend shumë qartë. Kam jo vetëm kujtimet e mija por kam parë edhe shumë video, lajme… Është shumë e vështirë të harroj se çfarë ndodhi, edhe nëse do duhej të harroja. Në vendngjarje lajmërova situatën. Për fat, aty kishte shumë gazetar që më ndoqën. Ishte një korrespondente nga ABC-ja e SHBA-ve, dhe një gazetare e re në moshë më ndiqte nga pas e më pyeste vazhdimisht” do të shprehej ambasadori, për atë situate makabre