Shqiptarët që janë dënuar nga drejtësia britanike do të ekstradohen drejt Shqipërisë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit të tyre.
- Marrëveshja mes dy qeverive u bë me dije nga “Daily Mail”.
Sipas këtij burimi, pesëdhjetë të burgosur tashmë kanë dalë vullnetarë për t’u transferuar nga burgjet britanike në ato shqiptare si pjesë e marrëveshjes së re.
Dhjetë burrat e parë pritet të deportohen me avion çarter javët e para të janarit.
Mediat britanike shprehet se kjo marrëveshje do iu kursejë miliona paund, taksapaguesve britanikë.
- Të gjithë të burgosurit e ekstraduar do të vuajnë dënimin e plotë të vendosur nga gjyqtarët e Mbretërisë së Bashkuar.
Deri më tani, deportimet e Home Office në Tiranë përfshinin ose të dënuar që kanë mbaruar dënimet në Mbretërinë e Bashkuar ose njerëz që ndodheshin në Britani ilegalisht, që shpesh pasi kalonin Kanalin me varka të vogla.
- Daily Mail shkruan se një burim nga qeveria shqiptare i tha dje se bisedimet intensive mes Ministrisë së Drejtësisë së Britanisë dhe ministrit shqiptar Ulsi Manja, kanë çuar në një pakt për transferimet e para në burg.
“Ne kemi kapacitete të kufizuara në burgjet tona. Por për të treguar se jemi gati të përmbushim detyrimet tona ndaj Britanisë së Madhe, ne kemi rënë dakord të presim 50 shqiptarë që kanë shprehur gatishmërinë për t’u kthyer”- shkruan “Daily Mail”, teksa citon fjalët e Ulsi Manjës.
- Pavarësisht se grupi i parë i të dëbuarve kanë rënë dakord të kthehen, marrëveshja Shqipëri-MB thotë se të burgosurit mund të transferohen në të ardhmen edhe pa pëlqimin e tyre.
Vendimet e gjykatës për ata që janë caktuar për largim janë dërguar në Tiranë sepse pakti thotë se Shqipëria duhet të sigurohet se dënimi i tyre i përshtatet krimit që kanë kryer përpara se të vendoset për ekstradimin