Tetë persona që kujdeseshin për legjendën e futbollit Diego Maradona do të gjykohen për vrasje.
Maradona , i cili ishte kapiten i skuadrës fituese të Kupës së Botës të Argjentinës në vitin 1986, vdiq në nëntor 2020 në moshën 60-vjeçare.
Ylli, i cili iu nënshtrua një operacioni për shkak të mpiksjes së gjakut në tru disa javë para vdekjes së tij, vdiq për shkak të arrestit kardiak.
Prokurorët tani pretendojnë se vdekja e tij ishte rezultat i “mosveprimeve” nga kujdestarët e tij.
Në dokumentin prej 236 faqesh të parë nga Reuters, gjyqtari përgjegjës për çështjen vuri në dyshim “sjelljet – aktive ose me mosveprim – të secilit prej të akuzuarve që çuan dhe kontribuan në realizimin e rezultatit të dëmshëm”.
Ai tha se tetë persona, përfshirë mjekë, infermierë dhe një psikolog që kujdesej për Maradonën në kohën e vdekjes së tij, akuzohen për “vrasje’.
Akuza parashikon një dënim nga tetë deri në 25 vjet burg.
Një ekip mjekësor i caktuar për të hetuar vdekjen e Maradonës në 2021 tha se ekipi mjekësor i yllit veproi në një “mënyrë të papërshtatshme, të mangët dhe të pamatur”.
Të pandehurit e përmendur në vendim ishin neurokirurgu dhe mjeku personal i Maradonës, Leopoldo Luque, psikiatri Agustina Cosachov, psikologu Carlos Diaz, infermieret Gisella Madrid dhe Ricardo Almiron, shefi i tyre Mariano Perroni dhe mjekët Pedro Di Spagna dhe Nancy Forlini.
Ata të gjithë kanë mohuar përgjegjësinë për vdekjen e Maradonës dhe gjykatësi tha se avokatët e disa prej tyre kishin kërkuar që çështja të pushohej.