Këtë të hënë në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishin të ftuar Ylli Gurra, Marsi Simo dhe Ibrahim Lala të cilët biseduan për ritualet satanike, magjitë etj. Ylli Gurra tregoi se magjitë janë të vërteta dhe duhet pasur një besim shumë të fortë në Zot, madje ndonjëherë magjitë janë fatale deri në marrjen e jetës. Ai tha se gjatë punës në përditshmëri ka hasur raste të ndryshme; përmendi një rast të para një jave e cila i kishte shkruar nga Italia dhe rastin e një të njohur që kishte humbur jetën për shkak të magjisë.
“Kur’ani ka edhe citatet respektive për shërimin apo lehtësimin gradualisht sepse varet edhe nga lloji. Janë raste që kanë ndërruar jetë edhe njerëz, ka pasur një goditje nga magjia, është njëlloj makabriteti që s’e imagjinoj dot. Vjehrra, nënë e shtëpisë për nusen e djalit, një magji që kishte të paktën afër 1 dekadë. Njeriu ka një lloj imuniteti që mund ta përballoj, në vitin e 9-të zonja e re vdiq”.
Sociologia Simo nënvizoi se ende jemi akoma nën pavetëdijen se çfarë është feja, besimi sepse ka njerëz që i luten Zotit për fatkeqësi tjetrin. Sipas saj kjo nuk është fe.
“Vajzat edhe gratë janë ato që përafrohen drejt këtyre magjive ose kërkesën për magji, rastet tipike të marrëdhënies të konflikteve që ka vjehrra me nusen dhe po ashtu në dëshprim me rastet kur mendojnë që vajzat duhet të martohen patjetër ose mendojnë që dikush nga familja i ka bërë magji”.
Psikologjikisht Marsi theksoi se do të quhej që kanë kaluar postraumën për një situatë të caktuar dhe me anë të ktyre ritualeve mund të gjejnë veten e tyre dhe të marin energji pozitive.
Ndërkohë mjeku Lala pohoi se ka gjetur magji në murin e shtëpisë së tij dhe se vetë atij i kanë bërë magji të zezë.
“Mua më kanë bërë magji të zezë, më kanë fut në pues për të më eliminu. Mua ka shpëtu se kam le me këmishë. Në murin ndarës që kam në shtëpinë private, aty kam gjetur brenda futur në muri, n jë letër mushama të mbyllme, miell të prishur, gozhda, spango të lidhura nyje, çdo nyje pëfaqëson një të keqe. Kjo duhet marrë, nuk duhet hedhur por shpërdor, por duhet ndjegur”./abcnews.al./asutimes.com