Lumi dhe Oqeani

 (Khalil Gibran 1883-1931)

“Thonë se para se të hyjë në det lumi dridhet nga frika. Shikon mbrapa gjithë rrugën që ka përshkruar, kreshtat, malet, rrugën e gjatë dhe gjarpëruese nëpër pyje dhe qytete, dhe papritur sheh përpara një oqean. Aq i madh, saqë të hysh në të do të thotë të zhdukesh përgjithmonë. Por nuk ka rrugë tjetër, lumi nuk mund të kthehet. Askush nuk mund të kthehet. Kthimi është i pamundur në ekzistencë. Lumi duhet të pranojë natyrën e tij dhe të hyjë në oqean. Vetëm duke hyrë në oqean frika do të zbehet, sepse vetëm atëherë lumi do ta kuptojë se nuk bëhet fjalë për t’u zhdukur në oqean, por për t’u bërë oqean.”

Selektoi Eduard Dervishaj

 

Author: jehona