Rezultatet zhgënjyese në Ligën e Kombeve, ishin edhe “llogarimbyllje” për italianin e stolit “Kuqezi”
Kuqezinjtë u renditën të tretët në një grup ku Rusia ishte e përjashtuar, me Izrealin që e mbylli edicionin në vendin e parë dhe Islandën në të dytin.
Përvoja e trajnerit Reja është e madhe, por mos arritja e objektivave dhe me kontratën që skadon në nëntor, atij zor se do t’i ofrohet rinovimi.
- Nga burime të besueshme lajmërojnë për “Jehona.Info” se Luigi Di Biagio është kandidati më potencial që pritet të marrë drejtimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit. FSHF dhe trajneri italian janë në bisedime për të arritur marrëveshjen, e cila duket se është afër.