Luçiano Boçi në hapjen e fushatës: Beteja jonë nuk ka ego personale

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka mbajtur fjalën e tij në hapjen e fushatës për zgjedhjet e 14 Majit.

  • Gjatë fjalës së tij, Boçi u shpreh se beteja e demokratëve nuk është për ego personale politike por një betejë e pastër që frymëzon dhe vendos qytetarin në piedestalin e duhur.

Më tej, Boçi theksoi se e kanë sjellë këtu ku është kërkesa e elbasanasve për ndryshim.

Ne sot nga kjo arenë rithemelojmë shpresën dhe idealin. I japim besën qytetarëve tanë dhe nisim betejën tonë tonë te jetës. Betejat që kemi përpara nuk është si betejat e dikurshme. Beteja jonë është një betejë thelbësore vlerash dhe zhvillimi që do të ndajë qytetarët nga sunduesi, të ardhmen nga e shkuara, besimin nga pasiguria.

  • Beteja jonë nuk ka ego personale politike sepse ajo është një betejë e pastër, ajo nxit, frymëzon dhe anagazhon dhe vendos në piedistalin e duhur qytetarin. Elbasani im, Elbasani ynë, ai i famshmi i kryqëzimit të rrugëve antike gjendet sot në udhëkryqin e historisë. Ai është i etur sot për qytetarin e vetë sepse e kanë varfëruar si të ishte skllav i babëzisë së qytetit. Ajo që më ka sjellë këtu para Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë është kërkesa e tyre për ndryshim sepse çdo vonesë mund të jetë fatale dhe mund të bëhet e pandreqshme.

Kërkesa për tolerancë dhe bashkëpunim që të gjitha gratë dhe burrat të bashkojnë talentet e tyre për të respektuar të ardhmen e Elbasanit. Besimi nuk ka qenë kurrë kaq i lëkundur dhe kaq i brishtë. Elbasanasit janë të revoltuar që jeta e tyre është gjithmonë e më ë vështirë. Unë përgjatë këtyre ditëve dua të flas drejtpërdrejtë me të gjithë qytetarët që kanë vuajtur nga keqqeveirsja”, deklaroi ai.

Author: jehona