Luani shqiptar Amarildo Bakaj përballë panterës tanzaniane

“Nëse do shikoni lot tek unë mos ma merrni për dobësi, se është malli që m’ka marr për vendin tim, familjen” 

 

Me një diferencë të “frikëshme” suksesesh të kundërshtarit  djaloshi  lezhian Amarildo Bakaj kthehet në atdhe për të sfiduar këtë të enjte të 27 Korrikut, në Sheshin “Nënë Tereza” një nga yjet e boksit botëror  30 vjeçarin nga Tanzania  Abdallah Paziëapazi.   

I lindur  në  Lezhë në 6 Korrik 1999 lezhiani do ti merrte mësimet e para të boksimit në vitin 2012 në Shqipëri, për të vazhduar  si profesionist në vitin 2015, ndërsa në 4 Maj 2019,  do të niste rrugëtimin si profesionist dukë “shpartalluar”  në raundin e dytë me nokaut teknik (TKO),  Emin Karimli në Unihalle në Ëuppertal, Gjermani.  Këtu është vetëm fillimi I sukseseve të këtij “luani” shqiptar

  • Në 30 Nëntor të vitit 2019 Amarildo në ndeshjen e tij të rradhës sërishmi do të fitonte  me Nokaut Teknik (TKO) kundër Hakan Bozkurt në Challenge Club Arena, Offenbach, Gjermani.

Maik Taeubig do të ishte “viktima” e radhës teksa në  një superfitore do të shënonte një nga ndeshjet më të rëndësishme për karrieren e tij dhe që do mbahet mënd per nokaut teknik në 3 fitore rradhazi. Përballja kunder Maik u zhvillua në Halle, Recklinghausen, Gjermani. Ky takim u zhvillua në 22 Shkurt të vitit 2020.

  •  6 dhjetori i 2020 do të shënonte fitoren e radhës në ndeshjen e tij të katert radhazi me TKO, ku  përballe kishte për  kundërshtar Ardian Merdja, Panther Gym, Cologne, Gjermani.

Aleksandar Kuvac  do të pësonte “fatin” e 4 kundërshtarëve të parë teksa në 27 Nëntor 2021 do të humbiste si kolegët paraardhës me  nokaut teknik (TKO) në 27 Nëntor 2021 në RuhrCongress, Bochum, Gjermani. Natyrish kjo fitore ka shijuar më shumë sepse bëhej përballë një kundërshtari të drejtpërdrejtë

Dhe pas gati pesë mujash “Luani shqiptar”  Amarildo me simbolin kombëtare të “Plisit të bardhë”  i cili e  ka shoqëruar në të gjitha fitoret, ndoshta do të jetë edhe për këtë supërtakim si një “hajmali” fitoreje.

  •  Amarildo do të sfidoj në këtë supërndeshje një nga boksierët më të mirë në botë, tanzanianin,  Paziëapazi,  do të sfidojë atë që koleksionin në karrierën t tij nga 29 ndeshje, aq sa edhe fitore dhe kampionin e dy titujve WBO dhe WBF”. Por këto janë statistika të ftohta. Sheshi Nënë Tereza do të jetë mejdani I një supertakimi që prêt të kurorëzjë “Çeço Kapedanin” tonë Amarildo Bakaj .

Në një postim në fb  Amarildo shkruan :

“Nuk e di apo ndodh me të vërtetë, apo është thjesht një ëndërr. Kam 9 vite pa u kthyer në vendlindje dhe tani po rikthehem të ndeshem për një titull që gjithë boksierët e botës janë ndeshur për të Ka një kohë që më është ofruar kjo ofertë, dhe e kam pranuar direkt edhe pse të gjithë më kanë thanë se është shumë shpejt, ngase unë kam veç 9 ndeshje dhe kundërshtari 33, dhe 29 i ka me KO të fituara

Familja mendojnë që unë s’i kam letrat dhe i kam gënjyer që ndeshja do zhvillohet në Gjermani, dhe këtu, le ta marrin vesh të gjithë edhe familja ime, letrat i kam, por isha i betuar që të kthehem si një kampion, e di që nuk do te jetë e lehtë për mua, sepse veç të kthehesh pas 9 vitesh ke emocione, dhe jo të kthehesh e të ndeshesh për WBC

Me ndihmën e Zotit do ja dali! Nëse do shikoni lot tek unë mos ma merrni për dobësi, se është malli që m’ka marr për vendin tim, familjen 

Shihemi më 27 Korrik në Tiranë, të gjithë shqipet që më keni përkrahë deri sot tani ju kisha lut gjithsecili prej jush ta shpërndanë këtë foto, ju dua ”, përfundon shkrimin e tij, boksieri shqiptar Amarildo Bakaj.

I urojme fitore kampionit tone

Per “Jehona.Info”

Luçija Najdova

 

Author: jehona