Një lopë me emrin Posh Spice , ka thyer rekordin botëror pasi u shit për 262 mijë £.
Wilodge Poshspice, që ishte edukuar në Lodge Hill Farm në Shifnal, Shropshire, Angli, u shit në një ankand në Carlisle për dyfishin e çmimit të racës së mëparshme, e cila u shit për 131 mijë e 250£ në 2014, përcjell portali rv21.tv
Mbarështuesja dhe fermerja e bagëtive Christine Williams, e cila themeloi tufën Ëilodge me babanë e saj të ndjerë
Don në vitin 1989, e përshkroi shitjen si “mendje-prishëse dhe surreale”.
“Asnjëherë nuk e kemi pritur që ajo të bëjë kaq shumë as në ëndrrat tona”, tha ajo. “Ne jemi të mbingarkuar dhe po aq të kënaqur që kemi arritur këtë rezultat fantastik.”/21Media./fiks.al