Një burrë ka vdekur tragjikisht pasi u “sulmua dhe u shkel” nga një lopë. Lopa kishte arritur disi të arratisej nga tregu i kafshëve Whitland Mart në Whitland, Carmarthenshire, Uells, përpara se të shkonte në qytet.
- Lopa pasi u arratis plagosi një pensionist në qytet. Një zëdhënës i policisë së Dyfed-Powys foli pas sulmit dhe tha: Lopa hasi një të moshuar në North Road, ku e sulmoi dhe e shkeli atë, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Lopa më pas shkoi në një zonë ku ndodheshin shinat hekurudhore, dhe trenave iu desh që të ndalonin për mos e shtypur atë. Më pas ajo mori rrugën në një fushë e cila është e papopulluar, ku u bë e mundur dhe kapja e saj.
Ndërsa pensionisti i cili u dërgua në spital direkt pas incidentit nuk arriti dot t’i mbijetonte plagëve të marra dhe humbi jetën