9 Nëntor 2022, Përfaqësuesja jonë do të ndeshet me atë të Katarit në Spanjë në një takim miqesor. Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, ka shpallur listën me emrat e 23 lojtarë të ftuar për miqësoren e 9 nëntorit ndaj Katarit. Pjesë e grupit janë pjesa më e madhe e lojtarëve që ishin edhe në miqësoren me Arabinë Saudite të luajtur më 26 tetor në Abu Dabi, ndërkohë që këtë herë mungojnë disa nga lojtarët që aktivizohen me klubet e huaja.
Përveç Abazajt, q ë luan në Turqi, të gjithë futbollistët e tjerë aktivizohen në kampionatin shqiptar teksa për herë të parë janë ftuar lojtarë si Herald Marku, Serxho Ujka, Mario Dajsinani apo Arbin Zejnullai.
Ndeshja miqësore Shqipëri-Katar do të luhet në stadiumin e Marbellas dhe do të nisë në ora 18:30. Kjo do të jetë përballja e tretë në histori mes Shqipërisë dhe Katarit, që të gjitha në ndeshje miqësore.
Më poshtë edhe lista me emrat e 23 lojtarëve të ftuar në Kombëtare për miqësoren e radhës me Katarin: