Lezhjanja shokohet nga ajo që gjen në celularin e të dashurit të saj nga Shkodra

Një vajzë e re nga qyteti i Lezhës ka denoncuar humbjen e laptopit të saj në fugon kur po udhëtonte drejt Shkodrës. Ajo ishte sëbashku me të dashurin e saj i cili i kishte bërë gjëmën.

Mungesën e laptopit vajza e vuri re kur mbërritën në Shkodër, ku edhe banonte me djalin që i kishte propozuar për martesë. E kapur në panik, pasi brenda kishte gjëra me rëndësi dhe intime, ajo ka dashur të shkojë në Polici, por i dashuri e ka penguar duke u justifikuar se nuk kishte vlerë dhe nuk mund ta bënin veten për një laptop.

Edhe pse e vuri në dyshim reagimin e djalit, Zoti ia solli përpara sysh të vërtetën e hidhur. Pak ditë pasi kishte ndodhur kjo, në telefonin e të dashurit vjen një mesazh të cilin e hap vajza pasi i dashuri ishte në dush. Kur sheh tekstin kupton gjithçka.

Djali kishte bashkëpunuar me një shokun e tij dhe ia kishte vjedhur laptopin në fugon të cilin më pas e kishin shitur. I dashuri i vajzës thuhet se kishte borxhe dhe shfrytëzonte të renë nga Lezha për ti vjelur apo edhe vjedhur para.

Author: admin