Leku letër, a nuk mbarojnë shqiptarët ta dinë sa është pasuria e Dua Lipa?!

Dua Lipa është një divë e muzikës, zyrtarisht fituese e 3 çmimeve “Grammy” dhe 3 “Brit Awards“. Albumi i saj “Future Nostalgia”, i publikuar gjatë karantinës, ishte një sukses i jashtëzakonshëm që e bëri atë të jetë në krye të “Spotify” për javë të tëra.

Dua Lipa është një ndër artistet më të preferuara të publikut dhe kjo nuk ka vend për dyshime. Arritjet e saj të mëdha i kanë sjellë të ardhura të majme, duke e bërë kështu një ndër artistët e rinj më të pasur. Sipas mediave të huaja, Dua Lipa është këngëtarja e dytë më e paguar në Mbretërinë e Bashkuar falë pasurisë së saj neto 36 milion paund, ndryshe 41.8 milionë euro.

Rikujtojmë se Dua Lipa shkëlqeu edhe në “O2 Arena”. “British International Music Awards”, pritej të mbahej në muajin Shkurt, por për shkak të situatës së vështirë të pandemisë u shty sikundër shumë evente të tjera. Mbrëmja u moderua nga komediani, shkrimtari dhe prezantuesi Jack Whitehall, teksa i gjithë spektakli ishte fantastik.

Nisur nga një metro e duke përfunduar në skenë, Dua këndoi një kolazh të këngëve të albumit të saj super të suksesshëm “Future Nostalgia”. Ka kaluar plot një vit që nga koha kur Dua Lipa publikoi albumin e saj, “Future Nostalgia”.

Ky album vazhdon të jetë një nga albumet e preferuara për publikun dhe diva e muzikës pop ka shkruar një mesazh të gjatë falënderues për të gjithë. Ju rikujtojmë, se një propozim i mrekullueshëm ka ardhur nga akademikët në Universitetin e Oksfordit në Britani të Madhe.

Me siguri nuk e merrni dot me mend por na lejoni t’jua themi. Ky propozim lidhet me zëvendësimin e kurrikulave në degët e studimit të arteve muzikore, në mënyrë që rrymat e reja muzikore të zëvendësojnë ato klasike. / top albania radio

 

 

 

Dua Lipa - Wikipedia

Dua Lipa wins Grammy for Best Pop Vocal Album

Who Is Dua Lipa? Real Name, Height, Net Worth & Boyfriend

 

Author: admin