Kur “Big Brother VIP 1” sapo ka mbaruar në media po flitet shumë rreth edicionit të dytë të këtij formati.
Dhe që tani Ledri Vula është një nga emrat për të cilët është aluduar se do jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri gjatë sezonit tjetër.
Megjithatë, përtej zërave që kanë qarkulluar, partnerja e tij Sara Hoxha e ka mohuar diçka të tillë. Në një intervistë për “Ftesë në 5”, Sara është përgjigjur se duhet të kujdesen për gocën të dy teksa me humor ka shtuar se ai duhet të pyes Poem për këtë.
“Nuk e besoj se kemi gocën dhe duhet të kujdesemi të dy. Deri vitin tjetër, goca do flasë dhe duhet ta pyes gocën. Mua nuk më pyet njeri.
”Vlen të përmendet se gjatë këtij edicioni, reperi ishte i ftuar në studio për të surprizuar PM dhe Dagz dhe kur u pyet nga Arbana nëse do bëhetj vetë pjesë, Ledri u tregua skeptik duke thënë se nuk rri dot larg gocës dhe se ka shumë angazhime.
Arbana Osmani ka zbuluar së fundmi se “Big Brother VIP 2” do nisë në fund të muajit dhjetor të këtij viti.
Deri tani është mësuar se vajza e Sabianit, Kejsi, do jetë pjesë e formatit. Këngëtari ka pranuar vetë në një intervistë këto ditë se ka biseduar me të bijën dhe ka rënë dakord që ajo ta pranojë ftesën që iu bë që këtë vit./asutimes.com