Ledina Çelo vjen sërish me poza të nxehta, këngëtarja publikon foto me…

Ledina Çelo ka vërtetuar se mosha për të është thjesht një numër, pasi këngëtarja nuk ka ndalur së publikuari foto hot në rrjetet e saj sociale gjatë gjithë këtij sezoni veror. Artistja po shijon pushimet prej disa muajsh në jug të Shqipërisë, ku po shoqërohet nga vajza e saj, Periana.

Ditën e djeshme, Çelo publikoi një foto e veshur me bikini, në të cilën dukeshin linjat trupore të artistes. Gjoksi dhe këmbët e tonifikuara janë ato që bien në sy menjëherë, ashtu si edhe barku i sheshtë.

Ajo kishte zgjedhur një body me printe leopardi, që e bënte të dukej mjaft seksi. Flokët i kishte lënë të lëshuara e me onde, ndërsa kishte bërë edhe make up, për të theksuar tiparet e bukura.

Gjatë një interviste të dhënë më parë, Ledina zbuloi se pas fotove seksi të saj fshihej pikërisht e bija. Ndërkohë, djali i artistes, Erlisi, ka zgjedhur që këtë verë të mos e kalojë me të ëmën, por të qëndrojë në Gjermani së bashku me shoqërinë e tij.

Pak kohë më parë, bukuroshja bionde tregoi çfarë bën për të qenë kaq në formë.

Nëpërmjet disa videove të publikuara në Instastory, Ledina zbuloi se bën ushtrime të ndryshme, përfshirë hedhjet me litar, si dhe ushtrime të tjera për formësimin e muskujve të barkut.

Këngëtarja prej një viti nuk ka sjellë më projekte të reja muzikore, megjithatë, në rrjete sociale vazhdon të jetë mjaft aktive.

 

Author: admin