Replika e një makine sportive Lamborghini, e ndërtuar e gjitha me karton u shit për shifrën rekord të 10 mijë dollarëve.
Të ardhurat nga shitja e makinës që u ndërtua nga ylli i You Tube, Kiwi bëhet me dije se do të shkojnë në ndihmë të një spitali për fëmijë në Auckland.
I riu gjeti një model të ‘Cardborghini Aventapoor’ në internet dhe në bazë të saj arriti të ndërtojë “kryeveprën” e tij 5.6 herë më të madhe.